EDHE NJĖ JAVĖ INTERESANTE
Posted by EHO_1983 on 28/04/2009 01:46
UJQIT NĖ PRISHTINĖ
SHQIPONJAT KONFUZ!
SKIFTERAT & FORCA, PARAQITJE MBRESĖLĖNĖSE
SHVERCERAT NJĖ JAVĖ PAS T ETOVĖS



Kjo javė u karakterizua me mė pak ngjarje interesante, por prapė se prapė nuk kaloi edhe pa komentime tė ndryshme.
Lirisht mund tė themi hiti i kėsaj jave ishin tifozėt ferizajas, “Ujqit” tė cilėt masovisht ia mėsynė kryeqendrės nė ndeshjen finale tė Kupės sė Kosovės nė hendboll ndėrmjet Kastriotit tė Ferizajt dhe Besės sė Pejės. Nė Prishtinė kishin udhėtuar rreth 1.000 ferizajas, prej tyre diku afėr 500 prej tyre kishin formuar “kopin” nė tribunėn pas golit.
Extended News
EDHE NJĖ JAVĖ INTERESANTE

UJQIT NĖ PRISHTINĖ
SHQIPONJAT KONFUZ!
SKIFTERAT & FORCA, PARAQITJE MBRESĖLĖNĖSE
SHVERCERAT NJĖ JAVĖ PAS T ETOVĖS



Kjo javė u karakterizua me mė pak ngjarje interesante, por prapė se prapė nuk kaloi edhe pa komentime tė ndryshme.
Lirisht mund tė themi hiti i kėsaj jave ishin tifozėt ferizajas, “Ujqit” tė cilėt masovisht ia mėsynė kryeqendrės nė ndeshjen finale tė Kupės sė Kosovės nė hendboll ndėrmjet Kastriotit tė Ferizajt dhe Besės sė Pejės. Nė Prishtinė kishin udhėtuar rreth 1.000 ferizajas, prej tyre diku afėr 500 prej tyre kishin formuar “kopin” nė tribunėn pas golit. Ē’ėshtė e vėrteta dukeshin shumė si masė adhuruesish, me po thuajse asnjė kėngė, por vetėm me brohoritje tė emrit tė klubit tė pėrcjellė gjatė gjithė kohės me tupanė tė stilit tė muzikės popullore. Tė vendosur kishin edhe transparentė, po tė dytė me mbishkrimin “Ujqit”, por njėri me ngjyra tė kaltėr shkruante edhe “Ferizaj” dhe emblema e klubit, ndėrsa tjetri i kuq me mbishkrim tė zi! Por, sidomos nė pjesėn e dytė ishin shumė tė zėshėm duke ndezur edhe disa flakadanė me cilėsi shumė tė dobėt, por jashtėzakonisht korrekt. Mėsohet se fitimin e kėsaj kupe e kanė festuar deri nė orėt e vona nė qytetin e tyre. Ndėrsa neve na mbetet tė shpresojmė qė ky grup nė tė ardhmen tė punojė shumė mė shumė dhe tė profilizohet si i tillė duke iu shmangur krejtėsisht epitetit tė quajtur “masė adhuruesish”.

Njėjtė paraqitje e madhe, por vetėm nė masė e tifozerisė pejone. Mesiguri kėtė grumbullim kanė ndihmuar edhe Shqiponjat, por sėrish shumė konfuz, pa “kop” dhe ide tė qarta nė tribunė. Bile mos tė kishin ndodhur incidentet qė pėrshkruan tėrė takimin (Peja – Bashkimi, ndeshja e fundit e gjysmėfinales e play-offit nė basketboll) as qė do tė paraqiste ndonjė gjė interesante ky takim. Se pse kaq tė pa organizuar tifozeria pejane, kėtė akoma askush nuk e ka tė qartė dhe pas pėrfundimit tė po thuajse tė tė gjtha sporteve me rėndėsi nga klubet pejane, mbase nuk do ta mėsojmė deri nė vjeshtėn e ardhshme kur fillojnė tė gjitha garat nga fillimi. Mbetėt njė pikė shprese, se ndoshta do tė shohim sėrish organizim, nėse do t’ia dilte qė KF Besa tė paraqitej nė finale tė Kupės sė Kosovės. Deri atėherė tė presim e tė shpresojmė pėr ditė mė tė mira pėr “Shqiponjat”.

SKIFTERAT MĖ NĖ FUND ATA TĖ VJETRIT

Skifterat, mė nė fund pas njė krize dhe problemeve e tė cilėt ata nuk pranojnė ti kenė pasur, sėrish iu kthyen stadiumit dhe krijuan atmosferė mjaftė tė mirė. Kėsaj here nė pėrballje me Ferizajn, nė stadiumin e qytetit tė tyre nė Gjilan, ishin mbledhur mė se 100 veta. Me animin e tyre, me shumė flakadanė dhe tym-a tė ndezur para ndeshjės, edhe pse nė pjesėn e dytė me pak rėnie tė animit, ata ndihmuan qė skuadra e tyre e Gjilanit ti rrėmbejė tri pikė shumė tė rėndėsishme pėr mbijetesė.
Pas ndeshjes, nga informacionet e dala nė mediumet publike, mėsohet se skuadrės sė Ferizajt iu ėshtė demoluar autobusi, por Skifterat mohojnė kategorikisht qė ata qėndrojnė pas kėtij akti. Ndėrsa as nga mediumet s’ėshtė bėrė e ditur se nė kė dyshojnė organet e rendit.

Me raport ndihmoi edhe “Ultras-Tooli”


FORCA MOBILIZOHET KUNDĖR DRENICĖS

Tani mė sikur ėshtė krijuar njė derbi rajonal i fuqishėm ndėrmjet dy skuadrave tė futbollit, asaj tė Kosovės sė Vushtrrisė dhe Drenicės nga Skenderaj, gjegjėsisht dy komunave qė kufizohen ndėrmjet vete. Kėshtu qė, edhe pse Drenica pa tifozė tė saj, nevoja e tre pikėve dhe pėrballja me skuadrėn fqinje, mobilizoi edhe njėherė Forcėn duke mbledhur prej 100 anėtarėve. Forca kėsaj here ishte e “armatosur” edhe me piroteknikė si flamuj, rrollne-letre dhe tim-a. Gjatė pjesės sė parė animin duket ta kenė pasur nė nivelin mė tė lartė pa ndėrprerje, por jo me tė njėjtin ritėm edhe nė atė tė dytėn. Sidoqoftė kjo paraqitje ndihmoi skuadrėn e tyre ti rrėmbejė tri pikė pėr tė qenė mė e sigurt nė luftė drejt mbijetesės.

Me raport ndihmoi edhe “ultras_oli”


SHVERCERAT NJĖ JAVĖ PAS TETOVĖS

Kėsaj radhe Shvercerat kishin paraqitjen e tyre nė ndeshjen Shkupi (Slloga) Kozhuf, dhe ju sjellim tekstin e modifikuar nga faqja e tyre zyrtare:
“Pas ndeshjes me pėrplot incidente nė Tetovė, Shvercerat rikthehen nė tribuna ne Ēair. Numri i tifozėve kėsaj radhe ishte pak a shumė i “zakonshėm” pėr ndeshjet vendase tė gjysmėsezonit pranveror. Fillimi i ndeshjes shoqėrohet me njė pjesė tė koreografisė tė inspiruar nga udhėtimi nė Tetovė me parullė “UNSTOPPABLE” (“TĖ PANDALSHĖM”), duke aluduar nė atė qė para disa ditėve krahas ndalesės nga policia arritėm qė tė paraqitemi nė Tetovė, edhe atė me sukses tė madh. Sė bashku me koreografinė ndizen edhe disa tymuese. Atmosfera nė pjesėn e parė tejet e lartė me kėndim tė pandėrprerė gjatė tėrė pjesės sė parė.
Nė pjesėn e dytė bie pak niveli i animit. Shfaqet njė mesazh tjetėr “R.I.P. 1988 - 2006”, mesazh i cili ishte paraparė tė paraqitet nė Tetovė pėr kundėrshtarėt tanė, por mbasi mbeti pa u shfaqur atje ne e shfaqėm nė stadiumin tonė. Mesazhi aludon nė vitin e formimit tė kundėrshtarėve nga java e kaluar si dhe viti kur ju zaptuam transparentėt kryesor tė tyre. Po ashtu nė kėtė ndeshje u bė promovimi i transparentit tė ri “UNITED WE STAND” qė ishte nė plan tė promovohej nė Tetovė. Vlen tė pėrmendet prezencė e madhe e njėsitit policor tė “KRIM TEKNIKĖS” qė me disa kamera xhironte tifozėt gjatė tėrė ndeshjes”.
Teksti i modifikuar nga faqja zyrtare e shvercerave (shvercerat.com)

Fotografitė dhe pamjet video, tė gjitha mund ti shihni te rubrikat pėrkatėse tė grupeve nė forum tė web-faqės tonė.