Navigation
Tifo-Grupet
· Arpagjik't
· Ballistėt
· Dardanėt
· Demat e Kuq
· Forca
· Fikshat
· Gjimmat
· Ilirėt
· Intelektualėt
· Kuqeblutė
· Kuqezinjėt e Jakovės
· Plisat
· Pampurat
· Skifterat
· Shqiponjat
· Shvercerat
· Torcida
· Ujqit
· Ultras Elbasani
· Xhebrailat
Feeds news
Dardanet.de
Arie Haan - Varrmihesi i futbollit kuqezi

Perfundon euforia per trajnerin Haan dhe Shqiperine. Kuqezinjet zgjohen nga endrra me dhimbje koke.

Me barazimin e shemtuar pa gola kunder modesteve te Maltes, Shqiperia dhe per me teper trajneri i saj, Arie Haan, deshmoi se eshte ende e pa pergatitur per te synuar realisht pjesemarrjen ne finalet e kompeticioneve te medha.

Perveē fitores, asnje tifoz i Kombetares nuk e mendonte nje rezultat tjeter ose te pakten nuk donte ta ēonte neper mend nje hap te tille fals. Kjo, edhe prej deklaratave optimiste te « tulipanit » te cilat krijuan nje besim krejtesisht euforik ne prag te sfides ne "Ta‘ Qali".

Por, padyshim qe pergjegjesin me te madhe ne fundosjen kolektive te kuqezinjeve e mban Arie Haan, dhe kete per nje sere arysje, dhe jo vetem sepse ne fund te nje rezultati negativ, ai qe paguan eshte trajneri.

Faktori kryesor qe denoi Shqiperine sigurisht qe ishte mosrreshtimi i nje skuadre ofenzive. Ekipi Shqiptar nuk kishte ide sulmuese, madje ne kete pike edhe kundershtari na dha mesim duke kercenuar jo pak here porten tone. Eshte e pakuptueshme te zbresim ne fushe me nje skeme ultra-difensive 4-5-1 ndaj nje kundershtari modest si Malta, e per me teper kur kerkohet fitorja me ēdo kusht.

Detyrimisht, moduli i deshtuar rezultoi negativisht edhe ne taktiken e perdorur. Loja nga krahet nuk funksionoi kurre, ndersa pasimet ne lartesi per Bogdanin ishin te gabuar. Perse ky obsesion ti vihet rendesi lojes se kraheve kur ne kontingjentin e kufizuar qe kemi ne dispozicion, nuk kemi asnje lojtar krahu shperthyes qe dij te harkoje me saktesi brenda zones ?! Keshtu, Haan demonstroi se nuk i njeh akoma lojtaret e tij dhe se nuk dij te nxjerre maksimumin e tyre duke i aktivizuar ne pozicione te pazakonta, si p.sh. aktivizimi i Vrapit ne rolin e shkateruesit, qe per hir te se vertetes, nuk mund te konsiderohet si nje gjetje …

Ne logjiken e gjerave ne fund te pjeses se pare, trajneri duhet te kishte menduar per nje pjese te dyte me ofensive. Por kuqezinjet vazhduan edhe ne pjesen e dyte te shfaqin nje loje terresisht mbrojtese, madje edhe zevendesimet qe u bene ishin po ne kete repat. Nje gabim i pafalshem kur ishte e qarte se nje levizje e zgjuar atje perpara mund te kishte qene me efikase. Nje mekat kur kujtojm se ne stol ishte e ulur nje artileri e tere sulmuese me Salihin, Sukajn dhe Bakajn. Pa permendur Hyken apo Kapllanin qe nuk ishin fare as ne kontingjentin e seleksionuar para kesaj sfide. Alibia e perdorur nga trajneri portokalli per te justifikuar mosftesen e tyre, eshte qe nuk luajne ne skuadrat e tyre. Po Bogdani ? Edhe ai nuk e ben nje gje te tille prej shume muajsh … madje ne rastin e vetem qe krijoi, na la te kuptojme perfundimisht se e ka harruar jo vetem golin, por edhe orientimin ne fushe …

Amatorizmi i Holandezit te pankines kuqezi nuk ndalet me kaq, dhe ne konferencen per shtyp merr nje guxim tejet grotesk duke na sugjeruar te kenaqemi me nje pike. Nje pike qe nuk na sherben per asgje dhe askujt, apo ndoshta vetem atij. Faktikisht, kur e shihje strategjin e hedhur ne fushe ndaj maltezeve, e kupton lehte se trajneri Haan ishte futur pikerisht per te nxjerur kete barazim ...

Tani, na ka ngelur vetem te kenaqemi me nje pike qe erdhi pas nje loje te mjere dhe qe, pertej rezultatit, zbuloi nje realitet te frikshem se ne futbollin shqiptar nuk po punohet me nje sistem dhe strategji te qarte. Nuk po veprohet e drejtohet ne menyre profesionale, dhe se futbolli Shqiptar vazhdon te ngele peng i nje diktature futbollistike.

Haani duhet te zgjohet nga gjumi, nga endrrat, ashtu sic duhet ta kujtojne te tjeret siper tij. Per tu renditur nga fundi, dhe per te shfaqur spektakle mediokre si ndaj Maltes, na mjafton ēfaredolloj trajneri shqiptar. “Pasaporta” e tij nuk na vlen. Me te tilla zhgenjime, trajneri i huaj nuk vlen me as per kamuflazhe, nese ky eshte qellimi i ndokujt.

Neve na vlen Kombetarja, e cila eshte e shenjte dhe e tere shqiptareve, dhe jo e 11 lojtareve apo dicka me shume, dhe e nje trajneri qe sot eshte e neser iken.

Gjithsesi, e vetmja gje e bukur e kesaj ndeshjeje, e cila meriton te permendet, eshte ai dekor kuqezi i atyre 300 tifozeve shqiptare, qe krijuan nje atmosfere entuziaste ne stadiumin "Ta‘Qali". Te gjithe keta djem e vajza kishin prere ne mes javen e punes per te ardhur ne Malte nga vende te ndryshem te Europes. Ata qendruan aty, ne ere e ne shi, deri ne fund te ndeshjes, duke mbeshtetur fuqishem kuqezinjet, te cilet « harruan » ti pershendesin ne fund te ndeshjes, duke shfaqur edhe kesaj here hipokrizine e tyre ...

Shkelzen Xh. – Tifozat.Com

Comments
No Comments have been Posted.
Post Comment
Please Login to Post a Comment.
Ratings
Rating is available to Members only.

Please login or register to vote.

No Ratings have been Posted.
Login
Username

Password



Not a member yet?
Click here to register.

Forgotten your password?
Request a new one here.
Users Online
Top Guests Online: 2

Top Members Online: 0

Top Total Members: 4,142
Top Newest Member: Forcashi2
1nate.com
Member Poll
Josip Kuzhe kundėr Portugalisė duhet tė luaj:

Me dy sulmues ta synojė fitoren
Me dy sulmues ta synojė fitoren
67% [102 Votes]

Tė koncentrohet nė mbrojtje pa u lodhur tė mendoj pėr sulm
Tė koncentrohet nė mbrojtje pa u lodhur tė mendoj pėr sulm
12% [19 Votes]

Tė shpresoj nė fat dhe nė ditė jo tė mirė tė portugezėve
Tė shpresoj nė fat dhe nė ditė jo tė mirė tė portugezėve
21% [32 Votes]

Votes: 153
You must login to vote.
Started: 02/06/2009 21:07

Polls Archive



Ne tribune !!!??? ?!

Si cdo here dimri ne trojet shqiptare i'u mundeson tifozeve nje pushim si ky pushim dirmor, i ariut. Keshtu qe tifozet mbushen me eneegji te re per pjesen e dyte te sezones. Por ksaj ralle disi atmosfera eshte krejtesisht me ndryshe... .Vazhdo...
Wallpaper
Top Top  121,241,845 unique visits  Top Top