Navigation
Tifo-Grupet
· Arpagjik't
· Ballistėt
· Dardanėt
· Demat e Kuq
· Forca
· Fikshat
· Gjimmat
· Ilirėt
· Intelektualėt
· Kuqeblutė
· Kuqezinjėt e Jakovės
· Plisat
· Pampurat
· Skifterat
· Shqiponjat
· Shvercerat
· Torcida
· Ujqit
· Ultras Elbasani
· Xhebrailat
Feeds news
Dardanet.de
Drini Ēaushi, gjahtari i yjeve

Janė me miliarda adhuruesit e futbollit anembanė globit, por vetėm pak prej tyre mund tė krahasohen me Drini Ēaushin, “gjahtari” nuk lė asnjė yll tė topit t’i shpėtojė grackės sė tij. Mbi 120 fanella tė skuadrave tė ndryshme dhe, mbi tė gjitha, fotografi pėrkrah ēdo emri tė madh qė mund tė tė shkojė ndėr mend. Dikush me tė mirė, dikush me “dhunė”, por ajo qė mbetet e fiksuar pėrgjithmonė ėshtė e njėjtė: Drini pėrkrah njė ylli. Pele, Maradona, Kaka, Platini, Shevēenko, Kapelo, Ferguson, Berluskoni, Kalderon, Shuster, Batistuta, Zidane, Bekham
Mateus e dhjetra e dhjetra tė tjerė, me fotot, autografet e reliket e tyre kanė formuar ditė pas dite e vit pas viti “pasurinė” e madhe tė Drini Ēaushit, ndoshta unike nė planet. Krenar pėr koleksionin e tij tė paparė, Drini rrėfen plot kėnaqėsi se si nisi tė mblidhte e tė ruante reliket, duke nisur me Xhanfranko Zolėn mė 1994, pėr tė vazhduar mė pas me yjet e shumtė tė tė sotmes e tė kaluarės, deri te Peleja i madh dhe idhulli i tij, Diego Armando Maradona. Nė Athinė, ku ai shkoi tė jetonte nė vitet ’90, ka punuar, sė bashku me ish-futbollistin Petro Ruci, pėr kompaninė gjermane UFA, e cila merrej me vendosjen e reklamave nė stadiume, gjė qė i mundėsoi depėrmtimin nė botėn e yjeve tė futbollit. Njė histori fotosh e pėrjetėsuar edhe nė sitin e tij nė internet, www.drini.net/drinicaushi.

Xhanfranko Zola, zanafilla

Mė 1994, Teuta e Durrėsit luante kundėr Parmės, pėr Kupėn e Kupave tė Evropės. Futbolli italian ka qenė gjithmonė aq i dashur pėr shqiptarėt, por fati i ka hedhur me pikatore pėrballjet me skuadrat italiane. Pas Torinos qė u ndesh me Partizanin nė vitet ’60, Parma ishte skuadra e dytė italiane dhe e fundit deri tani qė zbriste nė tokėn shqiptare. “Mė kujtohet si sot kur ekipi i Parmės doli nė stėrvitje, njė ditė para ndeshjes. E gjithė vėmendja ishte pėrqendruar te Hristo Stoiēkov, qė njė javė mė parė na kishte shėnuar gol nė ndeshjen e kombėtareve”, kujton Drini. "Unė isha nė fushė dhe doja tė bėja njė foto me Xhanfranko Zolėn, meqė ai kishte qenė pasardhėsi i idhullit tim, Diego Armando Maradonės, te Napoli. Atė ditė kisha veshur bluzėn e Maradonės, tė cilėn ma kishte dhuruar vėllai im, Genci. Iu afrova Zolės dhe biseduam pėr pak ēaste. U bė kurioz dhe duke qeshur mė pyeti se ku e kisha gjetur bluzėn e Diegos. Unė ju pėrgjigja se kur njė tifoz adhuron njė lojtar, bėn tė pamundurėn tė gjejė diēka qė i pėrket idhullit tė tij. Bėmė njė foto dhe duke e falenderuar i urova suksese. Ky ka qėnė momenti i parė i pasionit tim pėr tė bėrė foto me yjet e futbollit dhe pėr tė takuar sa mė shumė personalitete qė mė parė i shihja vetėm nga ekrani i televizorit. Tė tregoj bisedat dhe takimet e mia me lojtarė tė ndryshėm duhen ditė tė tėra”.

Thyerja e xhamit nga Mutu

“Me lojtarin e Rumanisė, Adrian Mutu, isha takuar njė herė nė Athinė dhe kishim bėrė edhe foto sė bashku. Herėn e dytė e takova nė Tiranė, para ndeshjes Shqipėri-Rumani. Mė premtoi qė pas ndeshjes do tė mė dhuronte bluzėn e tij. Unė iu afrova nė dhomėn e zhveshjes pas takimit dhe i kujtova premtimin pėr bluzėn. Duke pirė cigare (gjė qė mė bėri vėrtet shumė pėrshtypje, direkt pas ndeshjes) mė thotė: Do mė lėsh ta pi rehat kėtė cigare? dhe thyen me grusht njė xham dere tė ambientit tė stadiumit. Kjo gjė mė la shije shumė tė keqe dhe u largova i mėrzitur. Megjithatė, pas pak minutash, ai me gjeti nėpėr korridoret e stadiumit dhe e mbajti premtimin, pasi mė dha gjithė uniformėn e Rumanisė, bashkė me kostumin e tutave”.

Sherri me Shevēenkon

“Njė kujtim tė hidhur e kam edhe nga Andrij Shevēenkon nė Athinė, me tė cilin gati sa nuk u zumė me grushta. Ai kishte ardhur me Kombėtaren, pėr tė luajtur kundėr Greqisė. I kisha zėnė pritė qė tė bėja njė foto me tė. Ai nxitonte pėr t’u larguar dhe veē meje kishte edhe shumė tė tjerė qė donin tė bėnin tė njėjtėn gjė, por unė u tregova mė guximtar. Shkova e i hodha krahun nė qafė dhe i thashė njė shokut tim qė tė shkrepte aparatin. Sheva u nxeh dhe mė shau me fjalor tė pistė nė italisht. Iu ktheva dhe nuk lashė fjalė pa i thėnė, ishim gati tė qėlloheshim, por ndėrhynė shoqėruesit dhe policėt dhe na ndanė. Pas dy vjetėsh e realizova dėshirėn time, dola fotografi me tė. Natyrisht qė nuk mė mbante mend, por pėr kėtė isha i bindur. Lojtarė si ai takojnė mijėra tifozė dhe nuk mund t’i mbajnė mend”.

Drini kujton se foto me “sherr” ka bėrė edhe me dy lojtarė tė tjerė, Roi Kin dhe Fabien Bartez tė Manēester Junajtid. “Janė treguar vėrtet arrogantė. I kam takuar tri herė. Herėn e parė i justifikoj, sepse ishte dita kur u rrėzuan Kullat Binjake nė Nju Jork, mė 11 shtator 2001. Tė gjithė ishin tė irrituar atė ditė dhe ndoshta unė nuk zgjodha momentin e duhur. Megjithatė, ata janė sjellė me arrogancė edhe dy herėt e tjera qė i kam takuar, por ama nuk shpėtuan pa dalė foto me mua”.

Mbreti Pele

Nė listėn e yjeve tė Drini Ēaushit bėn pjesė edhe “O’Rey”, mbreti i futbollit brazilian, Pele. Drini e kujton me kėnaqėsi tė veēantė. “Ishte i madh, mė ka bėrė shumė pėrshtypje. Njeri shumė i thjeshtė, edhe pse ka qenė mė i miri dhe tė gjithė e adhurojnė. Pranoi me shumė kėnaqėsi tė bėnte fotografi me mua, por jo vetėm kaq. U pėrqafuam si miq tė vjetės dhe pėrqafimet e mia me tė transmetohen nė spotet e kanalit televiziv tė Olimpiakosit tė Pireut”.

Maradona, takimi me idhullin

Tė takohet me atė qė ka pasur idhull, ėshtė ndoshta gjėja mė e bukur pėr njė tifoz. Drini ia ka arritur qėllimit, teksa ėshtė takuar me Diego Armando Maradonėn. Por, jo gjithēka ka qenė e lehtė, madje hera e parė ka qenė zhgėnjyese, edhe pse ai thotė se kurrėsesi nuk mund t’i mbajė mėri Diegos. “Kujtimet mė tė bukura i kam me idhullin tim, Maradonėn. E kam takuar dy herė nė Athinė, nė momente tė ndryshme. Herėn e parė, nė njė vizitė dy ditėshe tė tij, nuk munda tė dilja fotografi. Ai nė atė kohė ishte nė gjendje psikologjike shumė tė vėshtirė. Bėhet fjalė pėr kohėn para se tė operohej pėr shkak tė mbipeshės dhe problemeve qė kishte me drogėn. Peshonte 130 kg. Mora informacion qė ai do tė largohej nga Athina pėr nė Madrid, nė orėn pesė tė mėngjezit. Unė dola ta pres te dera e hotelit, qė nė orėn katėr. I dola pėrpara dhe i thashė qė ishte idhulli im e doja tė bėja njė foto me tė, por ai jo vetėm qė nuk pranoi por u nxeh dhe mė shahu, ishte ende pėrgjumėsh. Hipi nė taksi me vrull dhe u largua. Megjithatė, unė nuk u zemėrova. Me ēdo lojtar tjetėr do tė isha zemėruar, vetėm me atė jo. Herėn e dytė, pas tetė muajsh, erdhi pėrsėri nė Athinė, i ftuar nderi nga sponsori sportiv “Puma” pėr marrjen e titullit kampion nga Olimpiakos. Unė e ndiqja hap pas hapi, nga aeroporti, nė hotel e pastaj nė stadium. Kėsaj here nuk mund ta lejoja tė mė shpėtonte idhullin tim dhe sinqerisht mahnitur nga sjellja e tij. Ishte pas operacionit dhe rehabilitimit qė kishte bėrė nė problemin e tij me drogėn. Peshonte 75 kg, ishte krejt tjetėr njeri. Mė ftoi nė suitėn e tij tė tribunės sė stadiumit, meqė unė kisha veshur kostumin e Boka Juniors dhe mė firmosi tė tre bluzat e tij qė unė kam nė koleksionin tim. Dolėm fotografi dhe unė i kėrkova qė tė vizitojė edhe Shqipėrinė, i vetmi vend qė i ka mbetur pa vizituar nė Ballkan. I thashė qė nė Shqipėri ka shumė biznesmenė tė fuqishėm qė mund tė mundėsonin ardhjen e tij, dhe qė gjithė tifozėt shqiptarė do ta donin kėtė gjė. Ai mė dha kartėvizitėn e menaxherit tė tij, Erik Manas, dhe mė tha qė nuk do tė kishte asnjė kundėrshtim nėse vizita organizohej. Nuk mė besoj qė kisha bėrė fotografi e kisha biseduar me tė, madje edhe duke e ftuar tė vinte nė Shqipėri”.

“Kam miq Nanon dhe Berishėn”

Takimi me personalitetet e futbollit ka brenda edhe vėshtirėsinė e barrierave qė duhen kaluar. Por Drini thotė se nuk ėshtė ndalur kurrė dhe gjithmonė ka arritur tė depėrtojė deri te “objektivi” njėri prej tyre ka qenė edhe Silvio Berluskoni, presidenti i Milanit, ish-kryeministėr i Italisė. “Berluskonin e kam takuar pas ndeshjes sė Milanit me Liverpulin, pėr finalen e Ligės sė Kampioneve. Pėrpara ndeshjes, depėrtova nė hollin e hotelit, megjithėse ishte super i kontrolluar dhe nuk lejonin asnjė tė hynte. Iu afrova stafit drejtues dhe u kėrkova bileta. Pėr ēudi, ata u treguan shumė xhentilė dhe mė dhanė dy bileta pėr ndeshjen. Pas ndeshjes, kur tė gjithė ishin duke festuar fitoren nė hotel, i afrohem Berluskonit dhe i kerkoj tė bėja njė foto, njėkohėsisht duke iu prezantuar si shqiptar. Truprojat menjėherė mė kapėn nga krahėt pėr tė mė larguar, por ai duke parė dėshirėn e madhe qė isha u tha tė mė lejonin dhe pranoi tė bėnte foto me mua, madje mė vuri njė autograf nė bluzėn e Milanit, tė cilėn ma kishin dhuruar stafi drejtues njė ditė para ndeshjes. Ndėrsa ai po mė nėnshkruante fanellėn, i thashė me shaka: Zoti president, ju e keni mik Fatos Nanon? Kisha parasysh disa takime shumė miqėsore tė tyre kur Nano ishte kryeministėr, madje kanė parė edhe ndeshje sė bashku. Ai qeshi dhe m’u pėrgjigj: Nuk kam mik vetėm Fatos Nanon, por edhe Sali Berishėn”.

“Vėllai” i Edvin Muratit

Drini ka pėrfituar shumė nga miqėsia e tij me Edvin Muratin, i cili, gjatė karrierės sė tij nė Francė, ka pasur shokė skuadre shumė yje tė futbollit, si Anelka, Maluda, Simone, e tė tjerė. Italianit Simone Drini i ka marrė fanellėn duke iu prezantuar pikėrisht nė emėr tė ish-futbollistit kuqezi. “Marko Simones iu prezantova si vėllai i Edvin Muratit dhe ma dha menjėherė bluzėn. Ai dhe Edvini kanė luajtur sė bashku te Paris SG. Po ashtu, herė si vėllai dhe herė thjesht si mik i Muratit, jam prezantuar edhe me futbollistė tė tjerė. Tė fundit ishin Anelka dhe Maluda tė Ēelsit, tė cilėt i takova para pak javėsh, kur Ēelsi luajti nė Athinė, me Olimpiakosin. Anelka ka qenė me Edvinin nė akademinė e Paris SG, ndėrsa Maluda ka qenė rezerva e tij kur luanin te Shatoru”.

Reliket, Koleksioni me fanellat

“Nė koleksionin tim kam 124 bluza tė ndryshme tė skuadrave tė huaja. Gjithashtu, kam njė koleksion tė vecantė me bluzat e lojtarėve shqiptarė nė skuadrat ku luajnė. Pėr pasurimin e koleksionit tim mė kanė ndihmuar shumė lojtarė si Edvin Murati, miku im i ngushtė, por edhe favoriti im ndėr lojtarėt shqiptarė. Po ashtu, mė kanė ndihmuar Altin Lala, Ervin Skela, Klodian Duro, Igli Tare, Besnik Hasi, Lorik Cana etj. Me disa futbollistė tė huaj jam lidhur dhe nėpėrmjet tyre, duke shfrytėzuar njohjen qė ata kanė pasur duke luajtur me ta nėpėr klube tė ndryshme gjatė karrierės. Bluzat e fundit qė i janė shtuar koleksionit tim janė ajo e Shnajderit, me Realin, tė cilėn ma premtoi nė ndeshjen me Shqipėrinė dhe mė pas ma dhuroi nė Athinė, kur erdhi pėr tė luajtur me Olimpiakosin, nė Ligėn e Kampioneve. Tjetra ėshtė e Verder Bremenit, tė cilin ma dhuroi Per Mertesaker, lojtar i Kombėtares gjermane dhe mik i Altin Lalės, me tė cilin ka luajtur te Hanover. Kam bluzen relike tė Pelesė, tė veshur mė 1966, atė tė Platinisė mė 1986, tė Prohaskės mė 1978, tė Krujfit mė 1974, tė Maradonės me Argjentinėn mė 1986, me Napolin mė 1990 dhe me Boka Juniors mė 1996, tė Bekenbauerit me Gjermaninė 1974, si dhe tė Hugo Sanēezit. Kėtė tė fundit ma ka falur Murati. Edvini ka pasur fatin tė luaj nė ndeshjen pėr nder tė lamtumirės sė Sanēezit, Real Madrid-PSG. Ishte vetėm 18 vjeē ku hyri nė pjesėn e dytė tė atij takimi dhe nė fund tė ndeshjes Sanēez i dhuroi bluzėn, meqėnėse ishte lojtari mė i ri nė fushė. Kėtė bluzė kam fatin ta kem unė nė koleksionin tim. Nga Murati kam kujtim edhe kėpucėt me tė cilat luajti nė ndeshjen kundėr Greqisė, ku shėnoi golin me kokė”.

Ranieri

“Me trajnerin e Juventusit, Klaudio Ranieri, kam qenė nė tė njėjtin hotel, ku kalonim pushimet, nė njė ishull tė Greqisė. Disa herė kemi biseduar dhe normalisht kemi bėrė dhe foto”.

Ēendo

“Jam takuar me ish-mbrojtėsin e Real Madritid dhe tė Kombėtares spanjolle, Migel Ēendo. Kur i thashė qė jam shqiptar, mė tregoi se e mbante mend ndeshjen e luajtur nė Tiranė, ku Spanja fitoi 2-1, nė vitet ’80. Mbante mend edhe se tėtė kohėn ishin tė ndjekur nga pas nga njerėz tė Sigurimit, tė cilėt nuk lejonin askėnd t’i takonte”.

Faketi

“Xhaēinto Faketin e kujtoj me shumė respekt. Natyrisht qė kalova fare pak sekonda apo minuta me tė, megjithatė mė bėri shumė pėrshtypje xhentilesa e tij. Ishte njeri i afrueshėm”.



Arben Shemili
albania-sport.com
Login
Username

Password



Not a member yet?
Click here to register.

Forgotten your password?
Request a new one here.
Users Online
Top Guests Online: 3

Top Members Online: 0

Top Total Members: 4,142
Top Newest Member: Forcashi2
1nate.com
Member Poll
Josip Kuzhe kundėr Portugalisė duhet tė luaj:

Me dy sulmues ta synojė fitoren
Me dy sulmues ta synojė fitoren
67% [102 Votes]

Tė koncentrohet nė mbrojtje pa u lodhur tė mendoj pėr sulm
Tė koncentrohet nė mbrojtje pa u lodhur tė mendoj pėr sulm
12% [19 Votes]

Tė shpresoj nė fat dhe nė ditė jo tė mirė tė portugezėve
Tė shpresoj nė fat dhe nė ditė jo tė mirė tė portugezėve
21% [32 Votes]

Votes: 153
You must login to vote.
Started: 02/06/2009 21:07

Polls Archive



Ne tribune !!!??? ?!

Si cdo here dimri ne trojet shqiptare i'u mundeson tifozeve nje pushim si ky pushim dirmor, i ariut. Keshtu qe tifozet mbushen me eneegji te re per pjesen e dyte te sezones. Por ksaj ralle disi atmosfera eshte krejtesisht me ndryshe... .Vazhdo...
Wallpaper
Top Top  120,736,371 unique visits  Top Top