| Feeds news |
|
| Dardanet.de |
|
|
| JAVĖ RELATIVISHT INTERESANTE |
PLISAT & ARPAGJIKĖT ATMOSFERĖ MIQĖSORE
FORCA SNDALET
KUMANOVARĖT U JAPIN LEKSION KOMITAVE
SHVERCERAT AKTIV
TORCIDA KĖSAJ RADHE DHA SHENJA JETE
BALLISTAT NĖ PRITJE TĖ DY PĖRBALLJEVE ME RABOTNIĒKIN
PLISAT & ARPAGJIKĖT ATMOSFERĖ MIQĖSORE
Nė njė atmosferė tejet lakmuese pėr syrin e tifozerisė, nė ndeshjen e basketbollit, Prishtina Bashkimi, u takuan edhe dy grupet e tifozėve, Plisat dhe Arpagjikėt. Mysafirėt kishin udhėtuar me mbi 300 veta (edhe pse dukeshin edhe mė shumė se aq), ndėrsa Plisat edhe pse si vendas, mbase ishin nė numėr mė tė pakėt dhe kryesisht gjeneratė plotėsisht e re nė moshė. Pasi qė dihet se kėto dy grupe janė nė miqėsi, ndeshjen e pėrshkroi vetėm anim ekskluziv pėr klubin e zemrės. Nė kėtė ndeshje nuk munguan as flamujt/transparentė tė shumtė (kjo vlen pėr Plisat), pastaj fishekzjarrė nga tė dy palėt.
Plisat kishin pėrgatitur flamuj tė vegjėl dore tė cilat u shfaqėn vetėm pak para mbylljes sė takimit dhe krejt nė fund palestra u shndėrrua nė njė hapėsirė tė madhe tė mbuluar komplet nga tymi i dalė nga ndezja e piroteknikės nga tė dyja anėt.
Dhe nė fund, deri sa Arpagjikėt kishin bėrė udhėtimin mė masiv dhe me kėndim tė pandėrprerė, por jo edhe aq tė kthjellėt nė vokal se sa melodia e bukur qė jehonte, Plisat ndėrkohė zhgėnjyen edhe njėherė nė numėr dhe nė moshė tė re, por pėr ēudi animi ishte mė shumė se i mirė me repertorin tani mė tė zakonshėm tė grupit.
Deri sa nė ndeshjen e dytė nė Prizren qė zhvillohet tė enjten pritet edhe njė shfaqje e Arpaxhikėve, Plisat sipas tė gjitha gjasave nuk do tė udhėtojnė.
Shkrimin ndihmuan: ultrAs03 dhe EHO_1983
FORCA SNDALET
Forca nga Vushtrria edhe njėherė bėri punėn e vetė, kėsaj radhe duke udhėtuar nė Gjilan kundėr Dritės vendase. Rreth 120 anėtarėt e Forcės, kėsaj here ishin vendosur nė tribunėn tė dedikuar pėr mysafirė, por shumė e papėrshtatshme pėr anim dhe pamje tė ndeshjes dhe kjo ishte hera e parė qė Forca vendoset nė kėtė tribunė dhe jo nė tribunėn e dytė pėr nga rėndėsia ku ky grup zakonisht ėshtė vendosur. Edhe kėsaj here, Forca ndezėn tymues, gjuajtėn rrollne-letre dhe prezantuan edhe njė transparent tė ri. Paraqitjen vetė grupi e ka paraqitur si tė shkėlqyeshme, e kėso lėvdata kanė dhėnė pas ndeshjes edhe vetė Intelektualėt tifozė nikoqirė.
Kurse Intelektualėt edhe njė herė patėn paraqitje tė paorganizuar dhe arsyetimi i tyre qėndron tek, tani mė, pėrshėndetja nga elita e klubit tė tyre. Nuk njoftohet pėr incidente dhe kjo ėshtė hera e parė qė Forca kishte kaluar kaq qetė nė Gjilan. Po ashtu publikisht Forca iu ėshtė falėnderuar Intelektualėve pėr pritje vėllazėrore.
Shkrimin ndihmuan: ultras_oli dhe VicianI
KUMANOVARĖT U JAPIN LEKSION KOMITAVE
Deri sa dikur qyteti i Kumanovės kishte njė skuadėr si Bashkimi dhe tifozėt e saj si Ilirėt, tani pas shuarjes sė KF Bashkimi, kėtė qytet me shumicė shqiptare e prezanton skuadra tjetėr shumė mė e re nė moshė, KF Milano e cila nuk ka tifozėt tė organizuar. Por, edhe ajo masė tifozerie e kėtij klubi del nė mbrojte edhe tė klubit edhe tė namit shqiptar. Kėshtu qė nė ndeshjen kampionale, Milano Vardari kishte mjaftė skena interesante dhe ne u sjellim shkrimin e plotė tė botuar nė ueb-faqen e tv alsat m.
Njė pjesė e tifozėve tė skuadrės sė Vardarit tė njohur si Komita, pasi qė janė larguar nga stadiumi Milano Arena, ku u zhvillua ndeshja kampionale mes Milanos dhe Vardarit rrugės pėr nė Shkup kanė demoluar restorantin Milano. Drejtuesit e skuadrės kumanovare tė firmės Milano thonė se janė shkaktuar dėme tė mėdha materiale dhe se punėtorėt ende ndiejnė shqetėsime psikike nga ajo qė ka ndodhur para syve tė tyre.
Pas largimit nga stadiumi ky grup nuk ndalet tek stadiumi por nė dalje tė Kumanovės, tek restoranti Milano. Edhe pse nė shoqėri tė policisė, dalin tė gjithė 100 tifozėt dhe e kanė goditur me gurė objektin, me ērast kanė shkaktuar dėm tė konsiderueshėm material. Ky ėshtė sulm ndaj pronės private, Brenda kishte tė punėsuar Brenda tė cilėt ende janė nėn njė stres psikik, deklaroi Marjan Pavllovski, sekretar i KF Milano.
Policia lokale e konfirmoi kėtė incident dhe vėrtetoi se gjatė kėsaj rrahje nė stadiumin Milano Arena dhe jashtė saj kanė pėsuar pesė polic, tė cilėt kanė marrė lėndime trupore. Zėdhėnėsja e SPB-sė, Nikollovska konfirmoi se janė arrestuar 15 fitozė shkupjan. Nga ana e policisė u intervenua dhe ishte vendosur rendi publik, me kėtė rast u plagosėn pesė pjesėtar tė shėrbimit policor tek tė cilėt janė konstatuar lėndime trupore. Pas vendosjes sė rendit publik nė SPB tė Kumanovės janė arrestuar 15 tifozė tė skuadrės mysafire, pėr pastrimin dhe dokumentimin e kėsaj ngjarje. Kundėr tyre do tė ngritet aktpadi pėr prishje tė rendit publik dhe qetėsisė, deklaroi Valentina Nikollovska, zėdhėnėse e SPB-sė nė Kumanovė.
Ndryshe, ndeshja e zhvilluar nė Milano Arena nė kuadėr tė javės sė 29 tė LPFM-sė, u mbyll me rezultatin 1:0 nė tė mirė tė Milanos.
Besnik Shabani (TV Alsat M)
SHVERCERAT AKTIV
Edhe Shvercerat bėnė paraqitjen e tyre tė radhės nė fushėn e tyre nė Ēair tė Shkupit nė pėrballjen dhe fitoren e klubit tė tyre, Shkupit (Slloga) kundėr skuadrės Cementara. Kėsaj radhe numri nuk ishte aq i madh dhe sishte ndonjė paraqitje pompoze, por me rėndėsi qė grupi sivjet asnjėherė si ndahet klubit dhe ndihmės qė i japin ata skuadrės sė tyre drejt rikthimin nė elitėn maqedonase.
TORCIDA KĖSAJ RADHE DHA SHENJA JETE
Torcida me gjasė kėsaj here ishte e pranishme nė ndeshjen Trepēa Gjilani. Por, nė mungesė tė ndonjė raporti direkt nga Mitrovica, neve na mbetėt vetėm tė konstatojmė nga pamjet televizive. Ndoshta nė rizgjimin e vogėl tė kėtij grupi kėsaj here kishte edhe arsyen e vizitės sė kėsaj ndeshje nga lojtari i West Hamit anglez, Valon Behrami.
BALLISTAT NĖ PRITJE TĖ DY PĖRBALLJEVE ME RABOTNIĒKIN
Ballistat nuk ishin aktiv kėsaj jave, por ata janė nė organizim e sipėr tė dy ndeshjeve shumė kryesore tė klubit tė tyre. Sė pari nė serinė e ndeshjeve finale tė kampionatit tė volejbollit me Rabotniēkinin e Shkupit, e pastaj edhe ndeshja gjysmė-finale e Kupės s♪ kėtij vendi nė futboll. Dy ndeshjet do tė zhvillohen nė Tetovė dhe do tė shohim se ēka krejt do tė na shfaqin Ballistat kėsaj here.
KZJ MĖ E ORGANIZUAR
Pasi qė ndeshjen e kaluar nė Gjakovė kundėr Kosovės (V), ishin krijuar polemika qė KZJ abstenoi apo nuk ishte aktiv u qartėsua se pėr shkak tė disa pakujdesive tė udhėheqjes sė KZJ-s munguan transparentėt dhe nuk kishte koordinim tė KOP-it pasi qė shumica e anėtarėve tė kryesisė munguan atė ditė nė stadium.
Ndėrsa, kėsaj radhe ne Gjakovė organizimi ishte mė i mirė dhe pėrkundėr disa problemeve qė po vėrehen qartazi, KZJ-ja ishte aktive, transparentėt ishin tė vendosur dhe animi ishte nė nivel sidomos nė pjesėn e parė, mirėpo nė pjesėn e dytė kishte rėnie.
Po ashtu Kuqezinjtė e Jakovės njoftojnė qė sė shpejti do tė riorganizohen pasi qė do tė mbahet njė mbledhje e tė gjithė grupit ku shpresohet qė pas kėsaj kthimi nė tribuna do tė jetė i plotė dhe i furishėm.
Shkrimin ndihmoi: Ultras-Riki
Tė gjithė materialin audio-fotografik mund ta gjeni nė temat e caktuara tė secilit grup
|
| Comments |
|
No Comments have been Posted.
|
| Post Comment |
|
Please Login to Post a Comment.
|
| Ratings |
|
Rating is available to Members only.
Please login or register to vote.
No Ratings have been Posted.
|
|
| Login |
Not a member yet? Click here to register.
Forgotten your password? Request a new one here.
|
| 1nate.com |
|
|

Ne tribune !!!??? ?!
Si cdo here dimri ne trojet shqiptare i'u mundeson tifozeve nje pushim si ky pushim dirmor, i ariut. Keshtu qe tifozet mbushen me eneegji te re per pjesen e dyte te sezones. Por ksaj ralle disi atmosfera eshte krejtesisht me ndryshe... .Vazhdo... |
| Wallpaper |
|
| RSS Feed |
|
There is no source file set. |
|